Tashmë çdokush mund të aplikojë përmes një procesi online, për ta pasur të verifikuar llogarinë në Twitter.
Faqja nuk do të ndryshojë rregullat të cilat duhen për verifikim, prandaj ndryshimi nuk lidhet me shtimin e njerëzve me ikonën e kaltër. Por, do të lejojë më shumë përdorues që gjenden jashtë pikëpamjes së zakonshme të Twitter, që të pajisen me të.
Forma e re, kërkon nga njerëzit që të sigurohen nëse llogaria e tyre i plotëson kërkesat e Twitter dhe informata si skanimi i letërnjoftimit.