Facebook ju uron me një video për ditëlindje

Teknologji

Facebook ju uron me një video për ditëlindje

Më: 29 korrik 2016 Në ora: 11:19
Ilustrim

Të gjithë e dimë që arsyeja pse i mbajmë mend  ditëlindjet e shokëve tanë është Facebook. Tani kompania po përdor avantazhin e të qënurit monopol në këtë aspekt për t’ju uruar përmes një videoje në ditëlindjen tuaj.

Videoja hapet në mënyrë automatike sapo data kalon ditëlindjen tuaj.

Në shkurt Facebook prezantoi videot më popullore për shoqëritë , dhe më vonë krijoi një mjet të mrekullueshëm përdorimi për slideshow, pa harruar këtu dhe videot e Vitit të Ri.

Në stilin e tyre të zakonshëm, videot e ditëlindjes janë mjaft tërheqëse dhe me ngjyra, automatikisht të mbushura me fotot tuaja të publikuara gjatë viteve të fundit si dhe komentet që janë shkruar në murin tuaj të Facebook.

Për këtë arsye, videot shfaqen në fakt një ditë pas ditëlindjes suaj.

Risia do të fillojnë të behet publike gjatë javëve në vazhdim, por mesa duket do të duhet pak kohë derisa të mund të shikoni videon tuaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat