Gjatë viteve të fundit kanë qarkulluar fjalë se Apple do to përfshihej edhe në teknologjinë e ndërtimit të makinave, por kjo akoma nuk ka ndodhur. Apple është akoma një prodhues telefonash, tabletash dhe kompjuterash.
Por nuk është fare i rastësishëm fakti që kompania sapo ka fituar një patentë për ndërtimin e një mjeti transporti që ngjan pak i çuditshëm. Në foto duket sikur janë dy pjesë të lidhura të një automjeti të vetëm që ngjajnë pak a shumë me autobusët ‘bendy’ që përdoren gjerësisht në Londër.
Përgjigjia e Apple mbi blerjen apo jo të patentës nuk është akoma e qartë. Megjithatë është e sigurtë që ajo po planifikon diçka mbi një mjet transporti masiv që mund të bëhet realitet në vitet e ardhshme.