Facebook së shpejti do të ketë një platformë vetëm për video lojrat

Teknologji

Facebook së shpejti do të ketë një platformë vetëm për video lojrat

Më: 19 gusht 2016 Në ora: 07:46
Ilustrim

Gjigandi i rrjetit social thotë se po ndërton një shërbim të ri lojërash, por nuk jep shumë detaje rreth tij. Përveç se është i ndërtuar për desktop dhe laptop dhe se  “është një eksperiencë e dedikuar tërësisht lojtarëve”, kompania ka qëndruar në heshtje përsa i përket veçorive të tjera që platforma ofron.

Në fillim të viteve 2012 Facebook ishte partner me një nga kompanitë më të mëdha të lojërave, Zynga. Ndoshta i mbani mend lojërat e famshme si: FarmVIlle apo Words With Friends të cilat ofroheshin falas por kishte edhe opsionet e pagesës nëse lojtarët doni të përfitonin privilegje të veçanta në lojë.

Në Shtator të atij viti, Zynga numëronte rreth 311 milionë njerëz që luanin lojërat e saj dhe të gjithë këto nëpërmjet Facebook. Pra rreth një e treta e përdoruesve të Facebook luanin lojërat Zynga të përfshira në të. Të ardhurat e atij viti të shënuara vetëm nga lojërat për Facebook ishin mbi 400 milionë dollarë.

Çfarë Facebook po përpiqet të bëjë tani, është ta tërheqë përsëri vëmendjen e përdoruesve nga lojërat dhe për këtë ai po përgatitet në ndërtimin e një platforme të vetën të lojërave më të madhe se kjo që ofron aktualisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat