Videot e hapura automatikisht në Facebook tani do të mund edhe t’i dëgjoni

Teknologji

Videot e hapura automatikisht në Facebook tani do të mund edhe t’i dëgjoni

Më: 26 gusht 2016 Në ora: 17:29
Ilustrim

Ndërkohë që videot që hapen automatikisht në Facebook janë bërë diçka normale dhe shumë të përhapura kohët e fundit, tani kompania po provon që atyre t’i shtojë edhe audio që hapet po ashtu në mënyrë automatike bashkë me videon. Duke filluar që të martën, përdoruesit Australianë, ku do të testohet për herë të parë ky shërbim i Facebook, do të mund ta provojnë cilësinë e re, duke i parë dhe dëgjuar videot njëkohësisht.

Edhe pse nën opsionin e hapjes automatike, aplikacioni i bindet nivelit të zërit që ju keni vendosur vetë në celular apo kompjuter. Pra nëse celulari juaj është në silent, as videot nuk mund të luhen me zë.

Por pavarësisht entuziazmit të Facebook, kjo cilësi e re nuk dihet akoma si do të pritet nga përdoruesit, pasi ata ankohen se edhe reklamat më përpara përdornin të njëjtën metodë, dhe kjo nuk është praktike pasi nuk i lejon të përdorin njëkohësisht edhe Facebook edhe të dëgjojnë muzikë.

Na mbetet të presim reagimet e Australianëve deri të Martën, për të pasur një ide se si do të jetë shërbimi i ri që ofron Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat