Problemet në pajisjet e Apple janë dyfishuar

Teknologji

Problemet në pajisjet e Apple janë dyfishuar

Më: 27 gusht 2016 Në ora: 17:59
Ilustrim

Një nga shprehjet e preferuara të Apple për pajisjet e tyre gjatë viteve të kaluara ishte “Thjesht punon”, por që nuk qëndron akoma pas një studimi të bërë nga Blancco Technology Group. Ata konstatuan se numri i pajisjeve me probleme është thuajse dyfishuar gjatë katërmujorit të fundit.

Blancco thotë se numri i pajisjeve që kishin probleme në funksionimin normal të tyre tani ishte rreth 58 përqind, krahasuar kjo me 35 përqind që ishte para një viti. Pjesa më e madhe shkaktohen nga aplikacionet si Snapchat (17%), Instagram (14%), Facebook (9%), Google Play Services (12%), Google Contacts Sync (5%) dhe Address Book (5%).

Ndër pajisjet më me probleme u konstatuar iPhone 6 dhe 6S, ndërsa përsa i përket markave të tjera Lenovo dhe LeTV renditeshin pas Apple për përqindjen më të madhe të problemeve në pajisjet e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat