Apple do të kopjojë nga Samsung skanerin e irisit

Teknologji

Apple do të kopjojë nga Samsung skanerin e irisit

Më: 1 shtator 2016 Në ora: 09:52
Ilustrim

Mendohet se iPhoni i ri që do të nxjerrë Apple në vitin 2017 do të ketë cilësinë e sigurisë që ofron tashmë Samsung në Note 7 me skanerin e irisit.

Kompania ka planifikuar të fillojë prodhimin masiv të telefonave që do të jenë pajisur me këtë skaner vitin tjetër, megjithëse nuk ka dhënë akoma asnjë koment mbi këtë.

Në Note 7 të Samsung, cilësia ‘dosje e sigurtë’ ju ndihmon të përzgjidhni dosjet tuja private, të cilat mund të hapen vetëm me anë të të skanerit të irisit. Ajo gjithashtu mbrohet nga një pasword apo nga identifikimi i gjurmëve të gishtërinjve pasi skaneri nuk mund të punojë në kushte të caktuara, për shembull kur bie shi.

Fjalët rreth një iPhone me ekran të lakuar, me një kamera irisi dhe heqjen e butonit ‘home’, tregojnë se telefoni i ri që do të vijë në 2017 do të jetë padyshim një nga ndryshimet më të mëdha që ka bërë Apple në krahasim me telefonin e saj të parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat