Apple do të ndërtojë një palë syze virtuale për iPhonin e saj të fundit

Teknologji

Apple do të ndërtojë një palë syze virtuale për iPhonin e saj të fundit

Më: 3 shtator 2016 Në ora: 16:09
Ilustrim

Ndërkohë që 7 Shtatori po afron, ka pasur shumë raportime nga të cilat janë zbuluar veçoritë që do të ketë iPhoni i ri. Por gjithsesi është harruar diçka përsa i përket VR (realitetit virtual) që Apple do të ofrojë për telefonin e saj.

Pothuajse çdo prodhues ka tashmë një palë syze VR për tabletin apo smartfonin e tij dhe së shpejti edhe Apple do të vijë me një pajisje të ngjashme për iPhonin që do të prezantojë këtë vit. Kjo u vërtetu nga një patentë që mori Apple së fundmi për pajisjen e saj që e quajti “syze elektronike me ekran.”

Në patentë paraqiten shumë detaje rreth mënyrës se si mund të përdoret ekrani për të parë imazhe virtuale në ekranin e iPhone. Pajisja duket më shumë si një palë syze 3D, por nuk ngjan aq e madhe sa shumica e produkteve që ofrojnë disa nga kompanitë e prodhimit të tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat