Teknologjia, media së bashku me kompani tjera të mëdha kanë mbështetur Microsoft në një padi që ajo kishte bërë në Departamentin e Drejtësisë për mbrojtjen e të dhënave të klientëve të saj nga ndërhyrjet e qeverisë.
Microsoft pati një mbështetje të gjerë nga industritë e teknologjisë në përplasjen e saj me Departamentin e Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara në lidhje me privatësinë dhe mbikëqyrjen e përdoruesëve.
Në anën e Microsoft ishin disa nga emrat më të famshëm amerikanë si Washington Post, Fox News, etj. si dhe Google, Amazon dhe Apple.
Microsoft kishte paraqitur padinë e saj në gjykatën federale të Siatëllit duke argumentuar se ligji që lejonte qeveria për monitorimin dhe përdorimin e të dhënave kompjuterike të përdoruesëve të saj ishte antikushtetues.
Ndërkohë Departamenti i Drejtësisë pretendonte se Microsoft kishte interesin e saj në këtë çështje dhe se kjo ishte thjesht një masë që merrej për të rritur më shumë sigurinë.