Twitter sjell “Explore” në versionin për telefonë

Teknologji

Twitter sjell “Explore” në versionin për telefonë

Më: 18 tetor 2016 Në ora: 09:15
Ilustrim

Twitter po eksperimenton sërish me strukturën e saj në aplikacionin për telefon. Këtë herë, kompania po mendon të ndryshojë opsioni ‘Moments’, për ti dhënë mundësi përdoruesve të gjejnë më mirë lajmet e fundit dhe ngjarjet e interesuara, me opsionin “Explore”, sipas Mashable.

Ky ndryshim që është thjesht në fazë testimi për disa përdorues iOS dhe Android, duket se është një miksim i karakteristikave të vjetra dhe të reja të Twitter. Opsioni “Explore” mendohet të përfshijë edhe karakteristikast e gjetjes së të rejave, si për shembull llogari të reja për të ndjekur, por edhe mbledhjen standarde të përditshme të Moments.

Para vendosjes së Moments, Twitter kishte opsionin “Discover”. Ai shërbente më shumë për të gjetur llogari të reja për të ndjekur dhe në mënyrë algoritmike gjeneronte listë postimesh që kishin vëmendjen më të madhe. Tashmë, kompania po kërkon mënyra të reja që përdoruesit të dalin nga ‘timeline’ standard i mikroblogut.

“Si pjesë e përpjekjeve tona të vazhdueshme për ta bërë më të lehtë për të parë çfarë po ndodh në Twitter, po testojmë një opsion të ri”, thuhet në një deklaratë të kompanisë, publikuar nga Mashable.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat