Google dhe Apple, po vijnë në Kosovë

Teknologji

Google dhe Apple, po vijnë në Kosovë

Më: 26 tetor 2016 Në ora: 17:59
Ilustrim

Me mbi 1,500 pjesëmarrës dhe folës të kalibrit botëror, KosICT do të sjellë botën e teknologjisë në Prishtinë këtë vikend.

Festivali dhe konferenca më e madhe e teknologjisë në rajon, KosICT e cila do të mbahet me 28 dhe 29 Tetor në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, nën organizimin e Shoqatës së IT-së (STIKK), ICK-së dhe Kolegjit Universum, këtë vit po sjellë emrat më të njohur në botë të teknologjisë dhe biznesit, duke përfshirë edhe Drejtorin e Partneriteteve në Google, ish Drejtori për Evropë në Apple, shqiptaren nga Kosova Hava Maloku, Menaxhere e Marketingut në LinkedIn, Kryeredaktoren e Entrepreneur Magazine, Amy Cosper si dhe mbi 40 folës të tjerë nga kompani të njohura si Rimac Automobili, e konsideruar si Tesla e Evropës.

Përveç programit të pasur në dy salla paralele, KosICT organizon edhe Panairin e Startupeve dhe kampionatin në eSports. Ndërsa gjatë dy netëve, Prishtina do të frymoj teknologji dhe biznes, me 5 baret më të njohura të qytetit nikoqirë të mysafirëve të konferences ku teknologjia do të diskutohet në mjedis jo-formal. Ndërsa të shtunën nga ora 20:30, në Miqt Pub, organizohet FuckUp Nights, ku folësit do të ndajnë dështimet e tyre në jetë dhe në karrierë.

I gjithë festivali do të përmbyllet me një super party me DJ të njohur nga Belgjika, e cila mbahet në Morena Pub. Edhe shumë pak vende të lira kanë mbëtur, prandaj regjistrohuni në www.kosict.com

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat