Kjo është dhurata e Apple për festat e fundvitit

Teknologji

Kjo është dhurata e Apple për festat e fundvitit

Më: 3 nëntor 2016 Në ora: 18:56
Ilustrim

Kompania Apple publikoi të dhënat e saj për mbylljen e tremujorit të tretë, ku edhe ky si dy të parët shënoi rënie dhe se pritshmëritë për rritje të fitimeve gjatë festave të fundi vitit po zbehen, edhe pse është parashikuar rekord shitjesh.

Kompania më e marketuar në botë tha se shitjet e saj në Kinë ishin përmirësuar, edhe pse të ardhurat kanë rënë me 30% në tremujorin e tretë. Ndërkohë shitjet në Indi janë në nivelin e tyre më të ulët.

Por nëse një situatë e tillë reflektohet edhe në tremujorin e fundit të vitit, analistët shprehen se ka shumë mundësi që Apple ta humbasë supremacinë e saj në botë, edhe pse së fundmi ka hedhur në treg produktin e saj më të ri, iPhone 7 Plus.

Sipas shefit të shitjeve të Apple në Conlumino, shitjet e Applet kanë shënuar një rënie të tillë, sepse distanca ndërmjet Apple dhe konkurrentëve të saj sa vjen e po zvogëlohet.

Aksionet e kompanisë Apple ranë me 2.8%.

Në një intervistë të dhënë për Reuters, shefi i departamentit të financës, Luca Maestri, u shpreh se një pjesë të madhe konsumatorësh iu rikthye sërish besimi te produktet Apple duke vënë theksin në skandalin e konkurrentit të tij Samsung me “eksplozivin” Galaxy Note 7. Aktualisht Apple ka në treg dy produktet e saj më të fundit, iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus, ndërkohë po bën edhe kërkime të reja mbi kërkesat më të fundit të konsumatorëve.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Apple, ajo shiti 45.51 milionë iPhone. Kjo shifër i kaloi pritshmëritë e analistëve të tregut që kishin parashikuar rreth 44.8 milionë shitje iPhone.Të ardhurat ranë me 9% në 46.85 miliardë dollarë duke lënë pas pritshmëritë për rritje të të ardhurave deri në vlerën 78 miliardë dollarë.

Të ardhurat e Apple pritet të shënojnë rritje në tremujorin e fundit të vitit, duke u mbështetur në faktin se blerjet në fundvit rriten dhe, nëse një parashikim i tillë rezulton i saktë, të ardhurat do të rriten deri në 75.9 miliardë dollarë.

Me sytë nga Kina

Një nga shpresat më të mëdha të kompanisë Apple është tregu i saj në Kinë dhe ajo vazhdon ta shohë me optimizëm një bashkëpunim të tillë. Ndërkohë që prodhimi i brendshëm është ulur ndjeshëm në Kinë, ekonomia kineze gjithsesi po vazhdon të rritet, shtresa e mesme e popullsisë po shtohet duke u shoqëruar edhe me rritje të kërkesës për iPhone të fundit.

Rritja e kërkesës për iPhone i ka rritur pritshmëritë e kompanisë për rritje të të ardhurave gjatë tremujorit të fundit.

Fitimi neto i kompanisë ra në 9.01 miliardë dollarë nga 11.12 miliardë dollarë në po të njëjtën periudhë të një viti më parë.

E gjthë pasuria e Apple mbështetet kryesisht te suksesi i iPhone, ku rreth 2/3 e fitimeve të kësaj kompanie vijnë nga shitjet e celularëve.

Drejtori Ekzekutiv i Apple, Tim Cook, u shpreh gjatë një video-konference se në Indi, pritet të ketë një rekord shitjesh të celularëve iPhone. Polemikave nëse Apple është aktualisht duke u marrë me krijimin e një modeli të ri makine në treg, ai nuk i dha asnjë përgjigje konfirmuese, vetëm pohoi se industria e makinave është një fushë me mjaft interes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat