Më i ndjekuri në Twitter

Teknologji

Më i ndjekuri në Twitter

Më: 5 nëntor 2016 Në ora: 16:25
Twitter

E kanë shpallur filozof të web-it dhe së fundmi është një ndër “tuitëristët” më të njohur e të ndjekur në rrjetet sociale. 45-vjeçari, Erik Jarosinski, ish-profesor i letërsisë dhe kulturës gjermane në Universitetin e Pensivalnisë, një ditë vendosi ta braktisë karrierën akademike për t’iu përkushtuar Twitterit, pa qenë kurrë blogerist apo idhtar interneti. Ai shkruan jashtë çdo skeme, aforizma filozofike, bën humor të zi e hedh batuta therëse për filozofinë, artin, gjuhën e letërsinë duke u shndërruar në një fenomen.

“Po, në thelb kjo është historia ime. Kjo më ndodhi megjithëse nuk e kisha planifikuar që në fillim. Po kaloja një periudhë shumë të vështirë, po shkruaja një libër dhe jepja mësim çka ishte e stërmundimshme  për mua. Tuiterin e zbulova rastësish falë një shoku. Ai ma tregoi dhe më pëlqeu fakti që Tuiteri kishte një hapësirë aq të vogël për t’u shprehur. Duhet të shkruash shkurt. Kështu filloi kjo histori që shënoi fundin e karrierës sime akademike, në të mirë a në të keq”, thotë Erik.

Jarosinski ishte autoironik edhe për veten kur u vetëcilësua intelektual i dështuar.  Filozofia që e shoqëron prej disa vitesh është e thjeshtë: nëse dështoni, thotë ai, mos u mërzisni. Hiqni dorë dhe merruni me diçka tjetër. S’duhet të ndjekim rrugët që s’janë tonat dhe ai këtë bëri duke zbuluar se arratisja nga jeta akademike ishte tejet çliruese.

“Në situata të tilla braktisni gjithçka dhe bëni çmendurira, nëse gjendeni ne nje moment deshtimi dhe s’keni asgjë për të humbur. Unë për vete s’jam një njeri shumë trim, por ishte çasti kur i thashë vetes: në rregull. Karriera ime akademike mori fund. Ç’e keqe tjetër më e madhe mund të më ndodhë? Duket e lehtë. Për mua është e lehtë sepse kam luksin e të mos pasurit të një familjeje për të ushqyer, s’kam përgjegjësira siç ka pjesa dërrmuese e njerëzve. Por për të tjerët do të ishte më e vështirë, ndaj nuk është diçka që do t’ua rekomandojatë gjithëve ta bënin”, thotë profesori.

“Rrjetet sociale janë shishe pa mesazhe, të mbushura me miq, por jo të vërtetë”, është një nga postimet e famshëm të Jarosinskit. Ai e ka gjetur çelësin e suksesit, ka kuptuar atë që duan ndjekësit e tij,  në vetëm 140 karaktere duke e shndërruar filozofinë e Niçes, Marksit  apo Adornos në një mënyrë postmoderne komunikimi, sepse sipas tij edhe mendimtarët më të mëdhenj s’duhen marrë kurrë shumë seriozisht.

“Përpiqem të bëj më të mirën e mundshme duke dhënë diçka për vendet që vizitoj, perceptimin që kam për to. Tuiteri për mua është një mënyrë e shpejtë e të menduarit dhe fatmirësisht e të pasurit të mendimeve të reja sepse je gjithmonë në kërkim të fjalëve apo imazheve për t’I vendosur në një kontekst të ri”, shprehet Jaronski.

Erik ndërtoi një alterego online, të trilluar por të suksesshëm, një mendje brilante që s’kish më nevojë të fshihej pas figurës së profesorit që sfilitej për të sajuar shkrime akademike.

“Do të përdorja termin tuiterist i famshëm. KAPE KETU. Fillimisht kur njerëzit mendonin për Tëiterin, kishin besimin se gjërat që shkruheshin atje nuk kishin ndonjë vlerë të lartë intelektuale, lexoheshin me një frymë pa u thelluar në atë çka kumtohej. Dhe për mua kjo ishte sfida: si të shprehësh shumë duke thënë pak. E konsideroj veten si një njeri që luan me idetë filozofike, por nuk mendoj se po gjeneroj një rrymë të re filozofike. Ajo që unë bëj është humor me gjëra që shumica e njerëzve i konsideron shumë intelektuale. Tani për mua ky është një zanat. Zanati i të bërit humor e të cilin unë e marr shumë seriozisht”, thotë ai.

Erik ka prezantuar edhe në Tiranë filozofinë e tij të negativitetit. Niqt, - është manifesti i Erik Jarosinskit, tuiterat e konvertuar në një libër ku ish-profesori ka zgjedhur postimet me të famshme, një përmbledhje mohimesh utopike, ku asgjë s’i shpëton nihilizmit të autorit. Pas një Jo-je duhet të jemi të hapur për mundësira të reja në jetë thotë ai. Me një stil epigramik, tërësisht i pashpresë e mrekullisht i hidhur, në një botë të destinuar kaq shpërqëndrimi  “NEIN” është një krijesë që zbulon se humnera e jetës moderne është e pafundme.

“Nain është dy herë më  gjatë se në anglisht dhe 5 herë më e efektshme. Së pari shkruaj për gjëra që i eksperimentoj personalisht çdo ditë, por për të komunikuar përpiqem të mendoj për to në një mënyrë interesante. Shkruaj gjithashtu për vendet që vizitoj. Përdor një lloj humori të zi që për mua është një farë eksagjerimi, ekzagjerim komik. Luaj me stereotipet e filozofise, veçanërisht asaj gjermane”, thotë ai.

“Nuk jam shumë kull, ju siguroj që këtë mund t’jua thonë shumë gjenerata ish studentësh të mi, por dua të falenderoj shqiptarët që më bëtë të ndjehem KULL”, mbyll rrëfimin e tij profesori që braktisi universitetin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat