Kompania Gjirafa, Inc., sjell inovacionin e rradhës të ekonomisë digjitale për tregun tonë: e-commercin e parë të specializuar në top produktet e teknologjisë: https://gjirafa50.com.
Nga tani mjafton të keni qasje në internet dhe mund të blini top 50 produktet teknologjike online pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia, me çmimet më konkurruese në tregun e Kosovës.
Çka ofron Gjirafa50.com:
Top 50 produkte të teknologjisë si: telefona Apple (iPhones), laptop Mac, laptop Lenovo, Asus, dhe Rog, kamera Canon, TV Sony deri në 50” Full HD 3D, PlayStation 4, Beats By Dr. Dre 2, Intel produkte, e shumë të tjera
Të gjitha produktet e reja kanë garancion nga vetë prodhuesit
100% origjinale; të garantuara në origjinalitet
Me transport falas nga 24 – 72 orë
Me pagesa online me kartela bankare, para në dorë gjatë dorëzimit, apo me mundësi marrje në pikën e Gjirafa50 në Prishtinë
Shërbim të pa krahasueshem për klientët
Çmimet më konkurruese në treg, ku përfshihet TVSH-ja dhe Dogana
Stoku dhe koha e limituar, andaj nxitoni!
Në të gjithë botën ka pasur një rritje eksponenciale të shprehisë së blerjes online. Ky trend padyshim ka përcjellur edhe shqiptarët të cilët nga viti në vit po dyfishojnë blerjet e tyre online kjo për shkak të sigurisë që ofrojnë bankat përmes sistemit të sigurtë “3D secure”.
Duket që problemeve dhe eksperiencës jo shumë të mirë që shqiptarët kanë pasur gjatë blerjeve online përfundimisht i ka ardhur fundi përmes https://gjirafa50.com. Kjo për shkak se për herë të parë pagesa mund të bëhet brenda 1 minuti nga shtëpia, produkti arrin brenda 24 deri në 72 orë dhe nuk do të keni nevojë të shkoni në dogana për të zhdoganuar produktin.
Sipas përfaqësuesve të kompanisë, shumë shpejtë gama e produkteve do të zgjerohet deri në 200 mijë produkte ku përvec teknologjisë do të ketë veshmbathje dhe produkte tjera nga top prodhuesit botëror.