Apple konfirmon modelet e reja të iMac

Teknologji

Apple konfirmon modelet e reja të iMac

Më: 21 dhjetor 2016 Në ora: 00:48
iMac

Ka pasur spekulime se Apple ka hequr dorë nga kompjuterët desktop Apple, përkatësisht linja e kompjuterëve iMac, pasi laptopët dhe pajisjet e tjera të kompanisë janë më të popullarizuara.

Mirëpo drejtori ekzekutiv i Apple, Tim Cook ka zbuluar se kompania ka në plan të nisë disa kompjutera të rinj të linjës desktop, dhe kjo u kuptua në mesazhin që kompania ia ka drejtuar bordit, të publikuar nga TechCrunch.

Sipas Cook askush nuk duhet të brengoset nëse Apple do të krijojë modele të reja të iMac, dhe vitin e ardhshëm ne do të shohim dizajne dhe modele të reja me specifika të avancuara me sa duket.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat