Pesë kompanitë më me vlerë në 2006 dhe 2016

Teknologji

Pesë kompanitë më me vlerë në 2006 dhe 2016

Më: 20 janar 2017 Në ora: 17:28
Apple

Që nga telefonat mobil dhe rrjetet social tek realiteti virtual dhe inteligjenca artificiale, bota e teknologjisë në të cilën jetojmë sot duket ndryshe nga teknologjia e 10 viteve më parë.

Në 2006, gjigandi i naftës “Exxon Mobil” udhëhiqte listën e kompanive më me vlerë dhe Microsoft ishte e vetmja firmë teknologjie që i afrohej.

Kalojmë në 2016 dhe “Apple”, “Google”, “Amazon” dhe “Facebook” dominojnë ndërsa ‘Exxon Mobil” është e vetmja kompani nafte e ngelur në pesëshen e parë.

Më 1 Gusht pas rënies së fitimeve të “ExxonMobil”, lista e pesë kompanive më me vlerë në planet zihej nga pesë kompani teknologjike për herë të parë në histori. Epoka e teknologjisë ka mbërritur dhe investitorët e dinë. (PCWorld Albanian)

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat