“Galaxy S8”, me pajisje për të skanuar irisin e syrit

Teknologji

“Galaxy S8”, me pajisje për të skanuar irisin e syrit

Më: 25 janar 2017 Në ora: 14:40
Samsung

Kompania gjigande koreanojugore e telefonave, “Samsung” do të bëjë çmos për të rikuperuar dëmin që bëri me modelin paraardhës, atë të “Note 7”.

Kështu pritet që “Samsung” të sjellë një risi sa i përket teknologjisë së avancuar në telefonat e mençur. “The Guardian” shkruan se modeli i cili pritet të dalë në muajin mars të këtij viti, “Galaxy S8” do të jetë më një pajisje e cila do të skanojë irisin e syrit të njeriut.

Pritet gjithashtu që edhe ekrani të jetë me madhësinë e telefonit, pa lënë asnjë hapësirë, madje as për vetë emblemën e “Samsung”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat