Kompania milionëshe rrezikon të falimentojë, punëtori fshiu gabimisht një ‘fajll’

Teknologji

Kompania milionëshe rrezikon të falimentojë, punëtori fshiu gabimisht një ‘fajll’

Më: 3 shkurt 2017 Në ora: 00:38
Ilustrim

GitLab, një kompani me buxhet prej 25 milionë dollarësh, është duke pasur një ditë shumë të keqe, pasi zëvendës presidenti i përkohshëm i marketingut, Tim Anglade, tregoi për Business Insider, se një seri gabimesh njerëzore bënë që shërbimi të binte brenda natës.

GitLab ofron një hapësirë punuese virtuale për programerët që të punojnë së bashku në kodin e tyre, për bashkimin e projekteve individuale në një tërësi kohezive.

Kjo është një alternativë në rritje ndaj GitHub, një kompani e profilit të lartë në Silicon Valley, SHBA, që vlen rreth 2 miliardë dollarë.

GitLab filloi të vinte online përsëri të mërkurën në mëngjes. Por më keq sesa shqetësimi për një rënie kaq të gjatë, kompania tani ka për t’i paralajmëruar një pjesë të përdoruesve të saj se disa nga të dhënat e tyre janë zhdukur përgjithmonë.

Dita e keqe filloi të martën në mbrëmje, kur administratori i sistemit të GitLab provoi të rregullonte ngadalësimin e faqes së internetit duke pastruar bazën e të dhënave dhe duke rifilluar procesin e kopjimit.

Por administratori aksidentalisht shtypi komandën për të fshirë bazën e të dhënave primare, thuhet sipas një hyrjeje në blog. Dhe më pas ai vërejti çfarë kishte bërë dhe tentoi ta ndalonte fshirjen, ku prej 300GB vetëm 4.5GB kishin mbetur.

Uups. Faqes iu desh që të kalonte në “mirëmbajtje emergjente” ndërsa kompania mendonte se çfarë të bënte, duke i mbajtur përdoruesit të informuar nëpërmjet blogut të tij, llogarisë në Twitter, dhe një dokumenti në Google të cilin GitLab e mbante të përditësuar me zhvillimet e reja.

Për t’i bërë gjërat edhe më keq, ekipi nuk mund t’i rivendoste të dhënat: “Prej 5 teknikave të rezervave/kopjimit asnjëra nuk janë duke punuar në mënyrë të besueshme ose të vendosura në vendin e parë”, tha kompania në blog.

“Ne përfunduam rivendosjen e një rezerve të vjetër prej 6 orësh. Kjo nënkupton se çdo e dhënë e krijuar në atë dritare gjashtë orësh mund të jetë humbur përgjithmonë”, tha Anglade.

Ndërsa rivendosnin versionin e vjetër të databazës, faqja ra përsëri për të paktën gjashtë orë, tha Anglade. Dështimet e përhershme vazhduan edhe për disa orë, ndërsa ekipi e ktheu shërbimin prapë online, me çdo gjë duke filluar t’i kthehej normales të mërkurën në mëngjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat