Twitter anullon një prej masave që do të luftonin abuzimin në platformë

Teknologji

Twitter anullon një prej masave që do të luftonin abuzimin në platformë

Më: 15 shkurt 2017 Në ora: 00:40
ilustrim

Rrjeti social tha se nuk do të lajmërojë përdoruesit nëse ato vendosen në lista nga përdorues të tjerë. Përgjigja ishte e ashpër nga anëtarët e rrjetit të cilët thanë më shumë sesa ul abuzimin kufizon përdorimin e një veçorie të dobishme.

Twitter e përshkroi ndryshimin si një hap të gabuar. Platforma njofton përdoruesit saherë ato bëhen pjesë e listave të ndjekësve të tyre. Ditën e Hëne Twitter lajmëroi se diçka e tillë nuk do të bëhej më.

Por përdoruesit thanë se kjo nuk ul abuzimin por e shton atë sepse ato nuk e dinë nëse janë pjesë e një liste abuzive. U deshën vetëm dy orë që Twitter të tërhiqte ndryshimin.

Më 7 Shkurt rrjeti social prezantoi një sërë masash të cilat do të adresonin abuzimin në platformë ku njëra prej tyre ulte dukshmërinë e postimeve abuzuese në kryefaqen e Twitter. /PCWorld Albanian

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat