Tre produktet e reja të Apple, në mars

Teknologji

Tre produktet e reja të Apple, në mars

Më: 24 shkurt 2017 Në ora: 08:31
Apple

Një linjë e re iPad Pro, një iPhone 7 me kasa të kuqe zjarr dhe një version i iPhone SE me më shumë memorie të brendshme.

Sipas faqes japoneze MacOtaka janë këto tre të reja që priten në një event nga Apple në mars, ende i pazyrtarizuar. Në këtë event pritet të bëhet e ditur edhe zbarkimi i Apple Pay në Itali dhe Gjermani. 

Flitet për një iPad Pro në katër formate. Më i vogli që mund të zëvendësojë iPad Mini, do të ketë një ekran 7.9 polsh, pranë atyre nga 9.7 e 12.9 polsh. Atyre do u shtohet dhe një iPad me ekran 10.5 polsh.

Gjithmonë sipas kësaj faqe japoneze, Apple do të nxjerrë dhe një iPhone SE me memorie të brendshme prej 128 GB. Përveç kësaj shtëpia e Kupertinos është gati të nxjerrë dhe iPhone 7 dhe 7 Plus me ngjyrë të kuqe që do ti bashkohej pesë ngjyrave aktuale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat