Spotify arrin 50 milion abonentë me pagesë

Teknologji

Spotify arrin 50 milion abonentë me pagesë

Më: 3 mars 2017 Në ora: 14:36
Spotify

Spotify tha ditën e enjte se ka shërbim i muzikës arritur 50 milion abonentë me pagesë, një rritje me 25% vetëm në gjashtë muajt e fundit duke zgjeruar distancën me rivalin më të afërt Apple Music.

Spotify, kompani e cila koma nuk ka treguar shenja përmirësimi të fitimit, është duke konsideruar daljen në bursë sipas TechCrunch.

Firma me seli në kryeqytetin suedez Stockholm, zgjeroi aktivitetin e saj në SHBA gjatë muajit Shkurt. Spotify, një prej startupeve Evropiane më të vlerësuara, do të zhvendosë zyrat qëndrore në New York duke krijuar 1,000 vende të reja pune.

Në Shtator Spotify numëronte 40 milion abonentë me pagesë. Shërbimi është aktiv që prej 2008-ës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat