Vimeo shton mbështetjen për video 360 gradëshe

Teknologji

Vimeo shton mbështetjen për video 360 gradëshe

Më: 8 mars 2017 Në ora: 23:30
ilustrim

Prodhuesit e filmave dhe krijuesit jo vetëm që mund të ngarkojnë në këtë format por do të kenë në dispozicion praktikat më të mira për të prodhuar përmbajtje të tilla në cilësi të lartë.

Kompania gjithashtu zgjeroi tregun duke përfshirë video 360 përmes të cilave prodhuesit e filmave mund të bëjnë para.

Edhe pse shumica e platformave sociale kanë implementuar mbështetjen për video 360 gradëshe, Vimeo beson se nuk duhet të nxitojë. Kompania sulmoi kritikat e ashpra ndaj saj duke thënë se është më mirë të bëjmë diçka në mënyrën e duhur sesa të jemi të parët.

Duke qenë se Vimeo është një platformë me prirje drejt përmbajtjeve profesionale, kompania kërkon që krijuesit të keni dijeninë e duhur për të prodhuar video cilësore.

Mbështetja e videove 360 gradëshe do të jetë e disponueshme fillimisht për disa marka, artistë dhe organizata dhe vetëm për anëtarët Vimeo Pro dhe Business.

Përmbajtjet mund të shihen edhe nga aplikacionet mobile në pajisjet e përshtatshme me Zeiss VR One, Samsung Gear VR dhe Google Daydream. Mbështetja për Oculus Rift dhe HTC Vive do të vijë të shpejti. /PCWorld Albanian

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat