Apple prezantoi iPadin e ri me 9,7 inç

Teknologji

Apple prezantoi iPadin e ri me 9,7 inç

Më: 22 mars 2017 Në ora: 13:45
iPadin e ri

Kohëve të fundit kemi lexuar mjaft raporte të cilat kanë folur se Apple këtë javë do të prezantojë modelin e ri të tabletit iPad.

Tableti i ri zëvendëson iPad Air 2, ka ekran 9,7 inç dhe quhet thjesht iPad. Edhe pse ky është iPad i ri, specifikat janë pak a shumë të ngjashme me modelin iPad Air 2.

Ndryshimi më i madh është në atë se pajisja do të ketë procesor A9 64 bit, i cili për herë të parë ka ardhur me telefonat iPhone 6S dhe 6S Plus.

Apple po ashtu ka ulur çmimin, në mënyrë që tableti të jetë i volitshëm për të gjithë blerësit që dëshirojnë ta blejnë.

Modeli bazë me 32 GB memorie të brendshme dhe lidhje pa kabllo do të kushtojë  330 dollarë, derisa modeli tjetër do të kushtojë 460 dollarë. Dizajni është i ngjashëm me modelin iPad Air 2 edhe pse duket pak më i madh, ndërsa duhet pasur parasysh se ky tablet nuk mund të blihet në ngjyrën rozë e artë, pasi ajo është e rezervuar për iPad Pro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat