Samsung heq dorë nga planet për ndarjen e kompanisë në dy pjesë

Teknologji

Samsung heq dorë nga planet për ndarjen e kompanisë në dy pjesë

Më: 24 mars 2017 Në ora: 16:59
Samsung

Prodhuesi më i madh botëror i telefonave të mençur Samsung ka hequr dorë sot nga ristrukturimi i planifikuar i afarizmit dhe ndarjes së kompanisë në dy pjesë.

Presidenti i komitetit drejtues të kompanisë  Kvon Oh-Hjun në takimin vjetor të kompanisë në Seul tha se janë shqyrtuar çështjet juridike dhe tatimore me ndarjen e propozuar në kompaninë holding dhe njësinë operuese, dhe se janë identifikuar “efekte të dukshme negative”, transmeton agjencia France Press.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat