“Spotify” arrin marrëveshje me gjigandët muzikorë “Universal”

Teknologji

“Spotify” arrin marrëveshje me gjigandët muzikorë “Universal”

Më: 5 prill 2017 Në ora: 14:15
Spotify

Shërbimi i transmetimit të muzikës “Spotify” lajmëroi ditën e Marte se ka nënshkruar një marrëveshje të ngushtë me “Universal Music” duke sjellë albumet më të fundit të artistëve ekskluzivisht në abonentët e shërbimit premium.

“Spotify”, një rival i drejtpëdrejtë i “Apple Music”, ende nuk ka raportuar fitime ndërsa ka shtuar përpjekjet për t’u zgjeruar.

Kompania aktualisht po përballet me presionin që vjen nga jo vetëm nga artistët të cilët kanë bojkotuar shërbimin pa pagesë por edhe investitorët që kërkojnë të ardhura.

Marrëveshja shumëvjeçare me Universal Music do e bëjë Spotify një platformë më joshëse për artistët e “Universal Music” si Taylor Swift, Adele, Lady Gaga, Coldplay dhe Kanye West.

“Spotify” nuk dha detaje rreth marrëveshjes. Lançuar në 2008-ën, “Spotify” numëron mbi 50 milionë përdorues me pagesë, një rritje me 25% në gjashtë muajt e fundit, duke rritur ndjeshëm distancën me “Apple”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat