Apple planifikon “të vrasë” iPad Mini?

Teknologji

Apple planifikon “të vrasë” iPad Mini?

Më: 17 maj 2017 Në ora: 13:47
iPad Min

Ditët e tabletit që ishte paraqitur në treg në vitin 2012, iPad Mini, së shpejti mund të jenë të numëruara.

Sipas raportimeve më të reja, kompania Apple pritet të heqë dorë nga prodhimi i mëtejmë i kësaj pajisjeje.

Vendimi i Apple për mos prodhimin e iPad Mini vjen si rezultat i fokusimit të kompanisë në prodhimin e telefonave më të mëdhenj të mençur, si dhe iPad më të lehtë dhe më të hollë.  Kompania Apple, po ashtu, për një kohë të gjatë nuk ka prezantuar versionin më të ri të iPad Mini, derisa në shitje ndodhet vetëm versioni i vjetër.  Ende nuk është bërë e ditur se kur pajisja do të ndalojë përfundimisht së prodhuari dhe nëse çmimi i saj do të lirohet në të ardhmen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat