Facebook serish vjedh funksionet, por kësaj radhe jo nga Snapchat

Teknologji

Facebook serish vjedh funksionet, por kësaj radhe jo nga Snapchat

Më: 17 qershor 2017 Në ora: 13:50
Ilustrim

Shumica e përdoruesve kanë vërejtur se Facebook në një mënyrë nga Twitter ka huazuar njërin nga funksionet më legjendare.

E dimë se Twitter ka limitin prej 140 karakteresh në publikime. Facebook tash ka funksionin, i cili mundëson vetëm 130 karaktere në publikim.

Facebook është e qartë se ka përdorur konceptin e Twitter si inspirim në formatin e publikimeve të shkurtra. Nëse përdoruesi krijon publikimin dhe klikon në rrathët e ngjyrosur, do të vërejë se statusi i tij do të paraqitet në tekst më të madh në prapaskenën e ngjyrosur.

Këto statuse janë ideale për publikimin e ngjarjeve të rëndësishme, ndryshimin e karrierës dhe përmbajtjeve tjera, të cilat përdoruesi dëshiron t’i potencojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat