Pas 20 vitesh Atari do të ndërtojë një konsolë lojërash

Teknologji

Pas 20 vitesh Atari do të ndërtojë një konsolë lojërash

Më: 20 qershor 2017 Në ora: 05:59
ilustrim

Atari konfirmoi se do të ndërtojë një konsolë lojërash për herë të parë pas 20 vitesh.

Kompania ikonike e lojërave e njohur për titujt klasikë si Pong, lançoi konsolën e saj të parë në 1977 dhe quhej Atari 2600.

Më pas lançoi disa konsola përpara se të kaloj nga Nintendo, Sega dhe Sony ndërsa konsola e fundit ishte Atari Jaguar në 1993.

Në 2013-ën kompania shpalli falimentimin për tu shfaqur një vit më pas si një kompani e fokusuar në lojërat online dhe ato mobile.

Shefi ekzekutiv i Atari, Fred Chesnais tha për Gamesbeat se “jemi rikthyer biznesit të hardueri.” Kjo deklaratë vjen pasi kompani publikoi një video ku shfaqje pjesa ballore e një konsole.

Disa prej lojërave ikonike më të hershme funksiononin në konsolat Atari si Pong, Pac-Man dhe Asteroids. Lojërat retro kanë shënuar boom vitet e fundit falë suksesit të Nintendo NES Classic Mini. /PCWorld Albanian

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat