Google premton masa ndaj videove ekstremiste në YouTube

Teknologji

Google premton masa ndaj videove ekstremiste në YouTube

Më: 20 qershor 2017 Në ora: 10:58
Ilustrim

Google thotë se do t’i avancojë përpjekjet e veta që ta luftojë ekstremizmin online duke vënë më shumë burime në identifikimin e videove që shpërndajnë urrejtje në  Youtube.

Lajmërimi vjen pas një serie sulmesh terroriste, shkruan The Independent.

“Përderisa ne dhe të tjerët kemi punuar për vite që t’i idenfitikojmë dhe heqim përmbajtjet që shkelin politikat tona, dhe të vërtetat jo komforte, ne si industri, duhet ta pranojmë që duhet bërë më shumë. Tani”, tha Google një një postim në blog.

Google tha që duhet luftuar ekstremizmin në platformat e veta në katër mënyra.

Së pari, do të investojë në inteligjencë artificiale që mund ta identifikojë në mënyrë më efektive përmbajtjen ekstreme.

Kompania po ashtu do ta dyfishojë numrin e ekspertëve të pavarur që i përdor për t’i raportuar videot e papërshtatshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat