Nëse ky numër ju thërret në Viber, mos u lajmëroni assesi

Teknologji

Nëse ky numër ju thërret në Viber, mos u lajmëroni assesi

Më: 24 qershor 2017 Në ora: 17:58
ilustrim

Keni marrë ndonjëherë thirrje nga ky numër misterioz në Viber? Nëse po, ju këshillojmë të mos lajmëroheni, por lëreni të ndalet thirrja.

Që një kohë të gjatë, përdoruesit e aplikacionit “Viber” janë duke u ankuar se po marrin telefonata nga numri +266696687, numër ky pa emër –  Anonim.

Fillimisht u besua se shifra +2 vije nga thirrjet që bëhet nga Australia, mirëpo, mos u mashtroni. Nëse ju lajmëroheni në këtë telefonatë, ekziston mundësia që këta persona që e kanë krijuar këtë numër, mund t’ua marrin të dhënat përmes Viberit, duke përfshirë, bisedat e juaja me të afërmit por edhe kontaktet që i keni.

Aplikacioni “Viber” përdorët nga miliona njerëz çdo ditë në botë. Jo të gjithë kanë marrë një telefonatë të tillë, mirëpo nëse ky numër ju telefonin juve, mos u lajmëroni. Alarmi për këtë është publikuar në Shaun.net, faqe kjo për teknologji.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat