Google nuk do të skanojë më Gmail-in për të krijuar reklama të personalizuara

Teknologji

Google nuk do të skanojë më Gmail-in për të krijuar reklama të personalizuara

Më: 25 qershor 2017 Në ora: 07:02
Google

Google tha ditën e Premte se nuk do të skanojë më postat elektronike Gmail të përdoruesve për të krijuar reklama të personalizuara duke filluar nga ky vit.

Vendimi u bë i ditur përmes një postimi në blog nga shefja e kompjuterikës cloud Diane Greene e cila ju bashkua kompanisë në 2015-ën dhe është përgjegjëse për rritjen e shpejtë të këtij biznesi të Google.

Praktikat e Google të skanimit të e-mail-eve hyrëse dhe dalëse të përdoruesve falas të Gmail është kritikuar ashpër nga frika e cënimit të privatësisë.

Me biznesn G Suite Google nuk e bënte diçka të tillë dhe vitin e kaluar numri i sipërmarrjeve që përdorin shërbimin ëshë rritur në më shumë se 3 milion kompani.

Gmail ka mbi 1.2 miliard përdorues në mbarë botën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat