Mbyllet aplikacioni Evernote në BlackBerry dhe Windows Phone

Teknologji

Mbyllet aplikacioni Evernote në BlackBerry dhe Windows Phone

Më: 27 qershor 2017 Në ora: 13:35
Evernote

Evernote tha ditën e sotme se aplikacioni për telefonët BlackBerry dhe Windows Phone nuk do të funksionojë pas datës 29 Qershor. Kompania tha ditën e sotme se kishte lajmëruar me e-mail të gjithë përdoruesit e saj.

Lajmi nuk është surprizë sepse shumë aplikacione dhe shërbime në vitet e fundit kanë vendosur të largohen nga BlackBerry dhe Windows Phone për të kaluar në dipolin Android-iOS.

Por shqetësues është njoftimi i Evernote vetëm 3 ditë përpara. Më 29 Qershor Evernote për BlackBerry dhe Windows Phone do të hiqet nga dyqanet respektive BlackBerry App World dhe Windows Store.

Lajmi i mirë është se nuk do ti humbisni shënimet e tuaja sepse ato do të vijojnë të jenë të disponueshme në Windows, Mac, Android, iOS dhe Ueb. /PCWorld Albanian

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat