Gjigantët e internetit formojnë forumin botëror kundër terrorizmit

Teknologji

Gjigantët e internetit formojnë forumin botëror kundër terrorizmit

Më: 27 qershor 2017 Në ora: 22:56
Facebook, Microsoft, Twitter dhe You Tube

Facebook, Microsoft, Twitter dhe You Tube kanë bërë të ditur se do të formojnë forumin botëror të internetit kundër terrorizmit, në kuadër të përpjekjeve për të luftuar përmbajtjet ekstremiste online të grupeve ekstremiste.

Katër gjigantët e internetit në dhjetor të vitit të kaluar shpallën partneritetin botëror në luftën kundër “përmbajtjeve terroriste” në internet.

Global Internet Forum to Counter Terrorism do të thellojë bashkëpunimin e grupit të internetit dhe synim i avancimit të teknologjisë, ndërmjet tjerash, është përdorimi i “makinës, e cila mëson” sa më shpejt kërcënimet terroriste, thuhet në kumtesën e përbashkët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat