Facebook arrin dy miliardë përdorues në muaj

Teknologji

Facebook arrin dy miliardë përdorues në muaj

Më: 28 qershor 2017 Në ora: 14:59
Ilustrim

Rrjeti shoqëror Facebook njoftoi se ka arritur shifrën prej dy miliardë përdoruesve aktivë në muaj.

“Sot kremtojmë kthesën e re – tash kemi dy miliardë njerëz, të cilët çdo muaj hyjnë në Facebook”, është bërë e ditur nga Facebook, i cili shifrën prej një miliard e “kremtoi” në tetor të vitit 2012.

“Po përparojmë në lidhjen e botës dhe po e bëjmë botën më të afërt”, ka thënë themeluesi i kompanisë Mark Zuckerberg. Facebook është themeluar në vitin 2004 dhe që nga ajo kojë është shndërruar në gjigant, i cili në tremujorin e parë 2017 shënoi profit prej tre miliardë dollarësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat