Microsoft ngrit sigurinë në luftën kundër malware

Teknologji

Microsoft ngrit sigurinë në luftën kundër malware

Më: 29 qershor 2017 Në ora: 15:31
Windows Fall Creators Update

Windows Fall Creators Update arrin me një numër të madh azhurnimesh të lidhura me sigurinë, të cilat janë të kurdisura që të paraqiten në momentin kur ekziston një shkallë e lartë e sulmeve të kibernetikës ndaj platformës së Microsoft.

Microsoft ka zbuluar se azhurnimet e ardhshme të mëdha do të avancojnë mbrojtjen Windows Defender Advanced Threat Protection, i cili paraqitet si zgjidhje ndaj infeksioneve me malware.

Sipas CNET-a, Microsoft ka bërë të ditur se do të përdorë të dhënat nga shërbimet cloud për të krijuar antivirusin AI, i cili do t’i mundësojë  Advanced Threat Protection që të ofrojë mbrojtje më të mirë nga sulmet kibernetike.

Njëra nga funksionet e inteligjencës artificiale (AI) është mundësia që menjëherë të detektojë praninë e kërcënimeve malware në kompjuter, transmeton KosovaPress. Microsoft më pas do të mundet që shumë shpejt malware-n ta vendosë në karantinë në cloud dhe të krijojë "signature" për identitetin e tij, i cili mund të përdoret edhe për mbrojtjen e kompjuterëve tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat