Yahoo Mail bëhet me opsionin e ri të parapagimit

Teknologji

Yahoo Mail bëhet me opsionin e ri të parapagimit

Më: 29 qershor 2017 Në ora: 15:40
Yahoo Mail

Yahoo ka bërë ridizajnimin e madh të shërbimit të tij falas dhe ka prezantuar edhe opsionin e ri me parapagim "Yahoo Mail Pro".

Interfejsi i ri përdorues është tepër minimal dhe i përshtatet më mirë gjuhës së dizajnerëve, në të cilin njerëzit tashmë janë mësuar në shërbimet tjera moderne.

Yahoo ka azhurnuar edhe mundësinë e kërkimit, duke iu ofruar shfrytëzuesve që përmbajtjen e kërkimit ta përdorin duke bërë kombinimin e emrave, fjalëve kyçe dhe datave.

Po ashtu, Yahoo prezantoi edhe shërbimin e ri Pro, i cili kushton 35 dollarë në vit ose 3,49 dollarë në muaj dhe vjen me shërbimin pa reklama. Opsioni mobil kushton 10 dollarë në vit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat