“Samsung” investon 18 miliardë dollarë në biznesin e çipeve të memorjes

Teknologji

“Samsung” investon 18 miliardë dollarë në biznesin e çipeve të memorjes

Më: 4 korrik 2017 Në ora: 15:23
Ilustrim

Samsung Electronics do të investojë 18 miliardë dollar në biznesin e saj të çipeve tha ditën e Enjte firma Koreano Jugore, ndërsa përpiqet për të rritur shitjet e çipeve të memorjes dhe telefonëve inteligjentë.

Prodhuesi më i madh në botë i telefonë dhe çipeve të memorjes do të investojë 17.7 miliard dollar brenda 2021 për të rritur kapacitetet e fabrikave në qytetet e Koreane të Pyeongtaek dhe Hwaseong.

Fabrika e Pyeongtaek, 70 km në jug të Seulit, është më e madhja në botë. Megjithatë kompania ka në plan të zgjerojë kapacitet prodhuese edhe në Kinë, kryesisht në çipet e memorjeve NAND shkruan PCWorld.al

Në botën e telefonëve inteligjentë Samsung është rrethuar nga rivalët Kinez në segmentin e ulët dhe Apple në atë të lartë. Kompania vuajti nga Galaxy Note 7 në financa por edhe reputacion.

40% e shitjeve të çipeve të memorje në mbarë botën i përkasin Samsung.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat