“Google Earth” shton pamje live të parqeve kombëtare dhe pikave turistike

Teknologji

“Google Earth” shton pamje live të parqeve kombëtare dhe pikave turistike

Më: 6 korrik 2017 Në ora: 14:46
Foto ilustrim

Google Earth kaloi nëpër një ridizajnim masiv në fillim të këtij viti duke shtuar veçori të rejua si mbështetje për shfletuesit, hartat 3D dhe kartat e informacionit.

Tashmë pjesë e saj do të jenë përmbajtjet live. Seksionin Voyager, me anë të cilit përdoruesit kalojnë në një tur në vend të ndryshme turistike, ofron pamje live të tij.

Pika e parë turistike e përfshirë është Katmai National Park në Alaska ku shfaqen disa ari të murrmë të cilët sapo janë zgjuar nga gjumi i tyre dimëror për të kapur salmon në Lumin Brooks.

Ekipi i Explore.org ka vendosur pesë kamera në Katmai e një prej tyre edhe brenda ujit. Pamjet live mund ti shikoninë këtë link në Chrome.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat