Pas gjobës 2.4 miliardëshe, Google mund të dënohet prapë nga BE

Teknologji

Pas gjobës 2.4 miliardëshe, Google mund të dënohet prapë nga BE

Më: 7 korrik 2017 Në ora: 08:45
Ilustrim

Rregullatorët evropianë kohët e fundit kanë gjobitur gjigantin global të kërkimit online, kompaninë Google me 2.42 miliardë euro për mënyrën se si kompania shfaq rezultatet e blerjeve në kërkime. Ndërsa tani thuhet se kompania amerikane mund të përballet me një gjobë tjetër masive mbi sistemin e saj operativ Android.

Google synon të apelojë vendimin mbi gjobën prej 2.42 miliardë eurosh dhe tani rregullatorët e BE mund të jenë gati të vendosin një gjobë tjetër.

Rregullatorët evropianë kanë qenë duke e hulumtuar mënyrën e funksionimit të Android, sistemit operativ të Google për një kohë të gjatë dhe tani ata duken se janë në kërkim të një mendimi të dytë lidhur me Android.

BE po shqyrton praktikat e Google Android, pasiqë kompania po u kërkon prodhuesve të para-instalojnë Google Search dhe poashtu edhe shfletuesin e Google, Chrome.

Ende nuk ka detaje se kur vendimi do të bëhet publik, por nëse autoritetet evropiane vendosin një tjetër gjobë masive ndaj Google atëherë mund të pritet që kompania të apelojë ndaj vendimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat