Zuckerberg i kthen zyrat qendrore të Facebook në fshat të madh për punëtorët e tij

Teknologji

Zuckerberg i kthen zyrat qendrore të Facebook në fshat të madh për punëtorët e tij

Më: 8 korrik 2017 Në ora: 20:27
Facebook tha se dëshiron të investojë në Parkun Menlo, një qytet rreth 45km në jug të San Franciskos

Facebook ka bërë të ditur planet për të transformuar zyrat qendrore në Silicon Valley në një “fshat” të kompletuar me dyqane dhe 1,500 shtëpi.

Planet për “Kampusin Willov” u nxitën nga strehimi joadekuat dhe transporti publik për punonjësit e Facebook, thuhet sipas zëvendës presidentit për pasuri globale dhe patundshmëri John Tenanes.

Kompanitë teknologjike në zonën e San Franciskos ka kohë që janë fajësuar për bërjen e zonës së papërballueshme.

Por Tenanes tha se kompania dëshiron të kontribuoj në komunitet, dhe 1,500 shtëpitë do të jenë të gatshme për të gjithë punonjësit.

Me planin e ndërtimit, Facebook tha se dëshiron të investojë në Parkun Menlo, një qytet rreth 45km në jug të San Franciskos, aty ku u shpërngul më 2011.

Kampusi i propozuar Willow do të përfshijë 1.75 milionë m2 hapësirë zyrash, 125,000 m2 hapësirë të shitjes me pakicë dhe 1,500 shtëpi të hapura për njerëzit e kompanisë.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat