Pronari i “Facebook” jep 1 miliard euro për klubin anglez

Teknologji

Pronari i “Facebook” jep 1 miliard euro për klubin anglez

Më: 10 korrik 2017 Në ora: 00:52
Pronari i Facebook, Zuckerberg është duke konsideruar një ofertë 1 miliard euro për Tottenham.

Një firmë amerikane e mbështetur nga Mark Zuckerberg është duke konsideruar një ofertë 1 miliard euro për Tottenham. “Iconiq Capital” ka folur me shumë firma rreth një oferte të mundshme për vendin e dytë të sezonit të kaluar në Premier League, sipas “The Sunday Times”.

Pronari i Facebook, Zuckerberg, ka një pasuri marramendëse 60 miliard euro, pasi zbuloi Facebook, median sociale më të njohur në botë. Paratë e të drejtave televizive kanë tërhequr vëmendjen e shumë manjatëve të huaj. Sipas raportit, “Iconiq Capital” ka që në vitin 2014 që do të blejë Tottenham. Por pronari i Tottenham, Joe Lewis, i cili ka refuzuar një ofertë 1 miliard euro, do të ishte i gatshëm të hiqte dorë prej klubit për vetëm 2,5 miliard euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat