Microsoft me aplikacion për të verbrit

Teknologji

Microsoft me aplikacion për të verbrit

Më: 13 korrik 2017 Në ora: 11:42
Ilustrim

Kompania Microsoft ka prezantuar aplikacionin e ri për telefona të mençur, i cili i shërben vizionit kompjuterik për përshkrimin e botës për personat me shikim të dëmtuar.

Aplikacioni funksionon në atë mënyrë që përdoruesi kamerën e telefonit e drejton kah personi, për të njohur se kush është ai dhe si ndihet.

Kamera mund të drejtohet edhe kah prodhimet, pas të cilit do të fitohen të dhënat se për çfarë prodhimi bëhet fjalë.

Aplikacioni funksionon duke iu falënderuar inteligjencës artificiale, e cila punon në nivel lokal.

Kompania kishte prezantuar prototipin vitin e kaluar në konferencën Build, por që nga sot është në dispozicion për shfrytëzuesit në Amerikë.

Përveç njohjes së njerëzve, aplikacioni është krijuar për të identifikuar edhe pajisjet shtëpiake duke iu falënderuar barkodit dhe po ashtu skanon dokumente dhe njeh valutën amerikane.

Aplikacioni karakterizohet nga shpejtësia, pasi që informacioni mund të merret për vetëm disa mili-sekonda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat