Honor 6A vjen në Evropë me çmim prej 169 eurosh

Teknologji

Honor 6A vjen në Evropë me çmim prej 169 eurosh

Më: 13 korrik 2017 Në ora: 15:00
Ilustrim

Honor 6A nuk është pajisje e re specifike, duke pasur parasysh se është prezantuar në Kinë në muajin maj.

Tash blerësit evropianë do të kenë mundësinë që të blejnë këtë pajisje duke filluar nga kjo javë me çmim prej 169 eurove.

Ky është çmim solid në krahasim me specifikat e telefonit nga segmenti i mesëm. Duhet theksuar se Honor 6A i dedikuar për tregun evropian dallon nga versioni kinez sa i përket anës së harduerit.

Telefoni ka ekran 5 inç me rezolucion HD (720p) dhe procesor prej tetë bërthamash Qualcomm Snapdragon 430, 2GB RAM dhe 16GB hapësirë të brendshme. Aty është dhe kamera kryesore me 13MP dhe kamera për selfi me 5MP.

Modelit të telefonit evropian i mungon sensori për skanimin e gishtërinjve. Pajisja ka bateri 3020mAh dhe sistem operativ  Android 7.0 Nougat, si dhe mbështetje për dual-SIM.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat