Droni Racer3 mban rekordin Guinness me shpejtësi prej 263.1 Km/h

Teknologji

Droni Racer3 mban rekordin Guinness me shpejtësi prej 263.1 Km/h

Më: 16 korrik 2017 Në ora: 09:31
Droni Racer3

Janë të shumtë ato startupe të cilat po përpiqen të shndërrojnë garat me dronë në një sport sa serioz aq edhe profesional por edhe fitimprurës.

Drone Racing League ka gjetur goxha mbështetje. Kjo ligë ka një numër marrëveshjes televizive dhe gëzon mbështetjen e disa investitorëve.

Një prej gjërave me të cilin më së shumti krenohet DRL është teknologjia e saj. Droni i saj quhet Racer3 dhe përdoret nga çdo pilot i ligës.

Droni duhet të jetë i shpejtë, por edhe i zhdërvjellët dhe i qëndrueshëm. Ai arrin një shpejtësi prej 128 kilometrash në orë.

DRL mban rekordin Guinness me një quadkopter quajtur Racer3 me shpejtësi prej 263.1 kilometrash në orë.

Ekipi thotë se droni ka arritur 289 kilometra në orë por në mënyrë që të bëhej pjesë e Guinness duhej të kryente rotullime në kurs prej 100 metrash. /PCWorld Albanian

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat