Evropa presion ndaj Facebook, Google dhe Twitter për termat e përdorimit

Teknologji

Evropa presion ndaj Facebook, Google dhe Twitter për termat e përdorimit

Më: 25 korrik 2017 Në ora: 17:36
Facebook

Autoritetet Evropian kanë rritur presionin ndaj kompanive të medias sociale Facebook, Google dhe Twitter për të përmirësuar termat e përdoruesit dhe vendosur në një linjë me ligjet Evropiane.

Komisioni Evropian dhe autoritetet për mbrojtjen e konsumatorit shkruan një letër për tre kompanitë në Qershor duke u kërkuar të përmirësojnë më tej propozimet e tyre për ndryshimin e termave të përdoruesit në fund të shtatorit raportoi agjencia e lajmeve Reuters ditën e Hëne.

Komisioni Evropian ka fuqinë e duhur për të lëshuar gjoba në drejtim të tre kompanive nëse nuk ndërmarrin hapat e nevojshëm.

Autoritetet janë kryesisht të shqetësuara për procedurat e kompanive të medias social për heqjen e përmbajtjeve ilegale në uebsajtet e tyre, për termat që lejojnë heqjen e përmbajtjeve dhe termat që kufizojnë përgjegjësitë e tyre shkruan PCWorld.al

Tre kompanitë kishin afat deri më 20 Korrik për të dërguar propozimet e reja të cilat duhet të hyjnë në fuqi në fund të Shtatorit.

Kompanitë dërguan propozimet e para në Mars të cilat duket se kanë qenë të pamjaftueshme për Komisionin Evropian.

Gjigandët teknologjikë Amerikanë janë përballur me kontrolle dhe masa të rrepta në Evropë për mënyrën e të bërit biznes që nga problemet me privatësinë tek reagimi ndaj përmbajtjeve ilegale dhe kërcënuese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat