Twitter jep sinjale pozitive duke surprizuar investitorët

Teknologji

Twitter jep sinjale pozitive duke surprizuar investitorët

Më: 27 korrik 2017 Në ora: 11:28
Twitter

Twitter prite të publikojë një raport pozitiv financiar të Enjten ku stoku i kompanisë është rritur me 40% që nga muaji Prill kur Wall Street ishte gati ta “fshinte” rrjetin social.

Vlera e aksioneve të Twitter u rrit me shpejtësi pas një raporti financiar pozitiv në Prill dhe rritje të përdoruesve.

Sytë janë nga Twitter të Enjten kur investitorët dhe analistët do të shohin nëse rritja me 6% nga vit në vit në numrin aktivë të përdoruesve vijon. Në Prill Twitter kishte 328 milion përdorues aktivë.

Aksionet e kompanisë ishin 19.97 dollar ditën e Marte, një rritje me 41.4% që nga Prilli. Kjo rritja e interesi është një mbështetje morale për Twitter.

Rrjeti social pritet të raportojë 536.6 milion dollar të ardhura në tre mujorin e dytë të vitit. Sinjale të tjera pozitive janë blerja e aksioneve të reja nga ekzekutivi Jack Dorsey dhe rikthimi i bashkëthemeluesit Biz Stone. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat