“Game of Thrones”, “hacker”-at sigurojnë të dhënat personale të aktorëve

Teknologji

“Game of Thrones”, “hacker”-at sigurojnë të dhënat personale të aktorëve

Më: 9 gusht 2017 Në ora: 17:16
HBO

Piratët kompjuterikë që sulmuan rrjetin televiziv amerikan “HBO”, publikuan këtë të martë numrat personalë të telefonave të aktorëve të “Game of Thrones”, adresat e tyre të “e-mail”-eve, si dhe dorëshkrime, në vjedhjen më të fundit të të dhënave nga kjo kompani, e tashmë kërkojnë një shpërblim disa milionë dollarësh për të mos publikuar të gjitha episodet e këtij seriali.

Në një video 5-minutëshe të publikuar nga dikush që e quan veten “Zoti Smith”, drejtuar shefit ekzekutiv të “HBO”-së Richard Plepler, piratët kibernetikë (hackers) i kërkojë rrjetit televiziv të paguajë shpërblimin brenda 3 ditësh, ose ata do të nxjerrin “online” episodet e mbetura dhe të dhëna konfidenciale të korporatës, që ata pretendojnë se i zotërojnë përmes vjedhjes.

“Hacker”-at pretendojnë gjithashtu se kanë rrëmbyer rreth 1.5 TB (terabyte) materiale, e barazvlefshme me të gjithë setin e shfaqjeve të serisë “Game of Thrones”, apo me miliona dokumente, por “HBO” këmbëngul se nuk e beson që i gjithë sistemi i “e-mail”-eve të kompanisë të jetë kompromentuar, edhe pse e ka pranuar vjedhjen e pronës së saj intelektuale.

“HBO” ka shtuar se po vazhdon hetimet dhe po bashkëpunon me policinë dhe ekspertë të sigurisë kibernetike.

“Hacker”-at kanë kërkuar “pagat 6-mujore të tyre në bitcoin”, duke pretenduar se ata fitojnë nga 12 milionë dollarë deri në 15 milionë dollarë në vit nga shantazhimi i organizatave, rrjetet e të cilave kanë mundur t’i thyejnë. Ata kanë saktësuar gjithashtu se për çdo veprim duhet të merren vesh drejtpërdrejt me “Richard”-in dhe duhet të dërgojnë vetëm një “letër” të detajuar me mënyrën sesi do të paguajnë shpërblimin. Bashkë me videon, “hacker”-at kanë publikuar edhe 3.4 GB materiale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat