Hetohen platformat sociale kineze

Teknologji

Hetohen platformat sociale kineze

Më: 11 gusht 2017 Në ora: 13:57
WeChat

Platformat sociale më të mëdha të Kinës, Weibo, WeChat dhe Baidu Tieba, janë duke u hetuar për shkelje të mundshme të ligjeve për siguri kibernetike.

Zyra për Administrimin e Hapësirës Kibernetike ka thënë që këto tre platforma kanë dështuar të vendosin politikat e sigurisë në web-faqet e tyre.

Është thënë që persona të ndryshëm kanë përdorë këto platforma për të shpërndarë materiale që lidhen me terrorizmin, thashetheme dhe sharje.

Këto thyerje kanë rrezikuar sigurinë kombëtare, kanë deklaruar nga kjo administratë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat