Apple konfirmon aktivitetin e prezantimit të iPhone 8 më 12 Shtator

Teknologji

Apple konfirmon aktivitetin e prezantimit të iPhone 8 më 12 Shtator

Më: 1 shtator 2017 Në ora: 21:50
ilustrim

Apple dërgoi ditën e sotme ftesat e evenimentit tradicional të Shtatorit i cili do të mbahet në datën 12 të këtij muaji.

Gjatë aktivitetit pritet prezantimi i iPhone të ardhshëm shoqëruar nga përditësime të Apple Watch, Apple TV dhe iOS.

Pas muaj spekulime rreth tre modeleve iPhone, më 12 Shtator Apple do ti japë fund kësaj sage. Raporti më i fundit që vjen nga Bloomberg flet për një ekran OLED, kamër 3D që skanon fytyrën dhe eliminimin e butonit të vetëm fizik të iPhone. (http://bit.ly/2wlt3We)

Krahas iPhone 7S dhe 7S Plus, kompania do të prezantojë një iPhone me ekran pa skaje i cili quhet iPhone 8.

Gjithashtu sipas disa raportimeve të tjera ora inteligjente e re e Apple do të funksionojë tani e tutje pa pasur nevojë për iPhone, që do të thotë se ka konektivitet celular.

Vetë ftesa për në aktivitetin e 12 Shtatorit nuk zbulon shumë detaje. Thjeshtë shkruan “Le të takohemi në vendin tonë.” Aktiviteti mbahet në teatrin Steve Jobs në kampusin e ri të Apple. /PCWorld Albanian

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat