Google “blen” Apple për 9 miliard dollar thotë një bursë Amerikane

Teknologji

Google “blen” Apple për 9 miliard dollar thotë një bursë Amerikane

Më: 11 tetor 2017 Në ora: 12:56
Ilustrim

Lajme të pavërteta mund të keni parë kudo por nga Dow Jones mbase ende s’keni dëgjuar. Këtë mëngjese falë një gabimi “teknik”, bursa tha se Google ka blerë Apple.

Por mesa duket nuk ka qenë një gabim i tëri. Departamenti i lajmeve pranë bursës kishte shkruar një histori të tërë lidhur me këtë blerje.

Google do të përfitonte 9 aksione të Apple për 1 aksion të Google dhe se kjo blerje kishte qenë dëshira e fundit e ekzekutivit legjendar Steve Jobs.

Google do të merrte nën kontroll zyrat qendrore të Apple dhe këto janë detaje të tepërta për një gabim teknik.

Shuma e raportuar ishte 9 miliard dollar dhe me siguri Apple nuk do të dorëzonte çelësat e kështjellës së saj për kaq pak para.

Sipas Dow Jones, ky publikim erdhi aksidentalisht nga një testim i kryer. /PCWorld Albanian

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat